LAJMI I FUNDIT:

Anija me 636 turistë amerikanë viziton Durrësin

Anija me 636 turistë amerikanë viziton Durrësin

Anija turistike “Sirena” me 636 turistë amerikanë ka mbërritur sot në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra u ankorua mëngjesin e sotëm në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.


Sipas të njëjtave burime, kroçera “Sirena” po kryen një tur në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe u ndal në Durrës pas vizitës në Argostoli (Greqi).

Gjatë qëndrimit të anijes turistike në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës, Beratit dhe Durrësit dhe pas qëndrimit ditor në Durrës, kroçera do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Kryeministri Edi Rama. Ai ka shpërndarë foto nga mbërritja e turistëve në Durrës. /Telegrafi/