LAJMI I FUNDIT:

Anibar mbledh fonde për Kinemanë “Jusuf Gërvalla”

Anibar mbledh fonde për Kinemanë “Jusuf Gërvalla”

Objekti i Kinemasë “Jusuf Gërvalla’ ishte qendra e jetës kulturore në Pejë, me shfaqje filmike, muzikore dhe teatrale, po ashtu edhe si qendër sociale, deri në braktisjen e saj të parakohshme, në vitin 1998. Në vitin 2001, me ndihmën e donacioneve të huaja, kinemaja u riparua…

“Festivali Ndërkombëtar i Animacionit, Anibar, i themeluar në vitin 2009, e bëri kinemanë shtëpi të tij në vitin 2015, pasi që veproi si festivali kyç i qytetit të Pejës për gjysmë dekade. Komuna e nderoi angazhimin e Anibarit me dhënien në shfrytëzim të kinemasë për 15 vitet e ardhshme, në dhjetor të 2016-tes”, thuhet në njoftim të Anibarit. Në vitin 2017, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e vendosi ndërtesën në procesin e likuidimit, i cili në shumicën e rasteve përfundon në privatizimin dhe shkatërrimin. Qyteti i Pejës u mobilizua në një fushate të mbrojtjes dhe mblodhi 6,000 nënshkrime dhe siguroi mbështetjen e 70 organizatave jo-qeveritare në të gjithë Kosovën për ruajtjen e saj. Anibar dhe komuniteti lokal organizuan aktivitete për të informuar mediat, për të bashkuar qytetarët e Pejës, dhe bëri koordinimin e organizatave të shoqërisë civile, të cilat pezulluan procesin e privatizimit përmes një vendimi të gjykatës”.


Anibar ka punuar në rivitalizimin dhe ruajtjen e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Hapi i radhës në funksionalizimin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” është t’i rikthehet funksionit kinematografik dhe të vazhdojë të jetë qendër kulturore.

“Anibar kupton rëndësinë e kinemasë për komunitetin si dhe rëndësinë e ruajtjes së memories kolektive dhe identitetit të kinemasë. Kjo është arsyeja pse Anibar është duke e filluar udhëtimin e tij për ‘crowdfunding’ (mbledhje e fondeve, në sasi të vogla nga masat e mëdha – v.j.) nëpërmes Kosova Ideas. Shuma e mbledhur nga fushata do të ndihmojë në renovimin e kinemasë, të cilat do të përfshijnë intervenime infrastrukturale bazike dhe krijimin e një hapësire me përdorim më të mirë dhe funksional. Kjo fushatë mund të sigurojë asistencën e nevojshme që duhet për ta bërë kinemanë një hapësirë të filmit, artit, kulturës dhe shoqërisë civile duke përmirësuar jetën shoqërore dhe kulturore të qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit.

Për më shumë informacion mbi fushatën, qëllimin e saj dhe si të kontribuoni, klikoni: KËTU.

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori