LAJMI I FUNDIT:

Angus Cloud kishte probleme me shëndetin mendor ndërsa thuhet se e mendonte vetëvrasjen

Angus Cloud kishte probleme me shëndetin mendor ndërsa thuhet se e mendonte vetëvrasjen

Angus Cloud kishte kaluar nëpër beteja të shumta përpara se të vdiste të hënën (31 korrik) në moshën 25-vjeçare.

Aktori i “Euphoria” kishte qenë duke luftuar me mendime të rënda vetëvrasëse pasi u kthye nga Irlanda pas vdekjes së babait të tij, zbuloi një burim i brendshëm për Entertainment Tonight.

“Angus po qëndronte me familjen e tij ndërsa përpiqej të punonte për të kapërcyer pikëllimin”, shtoi burimi.


Foto: Getty Images

Dy javë para vdekjes së tij, Cloud kishte postuar një homazh dedikues për babain e tij, Conor Hickey, i cili vdiq në maj pas një sëmundjeje të shkurtër.

Clould kishte varrosur eshtrat e babait të tij në Irlandë vetëm javën e kaluar.

Ylli i "Euphoria", Angus Cloud ndërron jetë në moshën 25-vjeçare
Lexo po ashtu Ylli i "Euphoria", Angus Cloud ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Ndërsa familja e Cloud nuk ndau shkakun e vdekjes së tij, ata vunë në dukje:”Angus ishte i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe ne shpresojmë që vdekja e tij mund të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë vetë në heshtje”.

Madje, vetëm pak muaj para vdekjes së tij, aktori i ndjerë kishte folur edhe se si nuk i pëlqente të ishte i famshëm.

Foto: Getty Images

“Nuk më pëlqen që njerëzit të më vënë re në rrugë. Jam vërtet paranojak”, kishte deklaruar ai.

“Unë gjithmonë tregoj dashuri ndaj njerëzve që më afrohen, por disa njerëz thjesht vrapojnë dhe më fusin telefonin në fytyrë. Shoku, unë nuk jam kloun në karnaval. Por më pëlqen kur njerëzit më kërkojnë autograf. Ka ndodhur vetëm disa herë”, kishte thënë ai.

Ai gjithashtu pranoi se duke luajtur në shfaqjen hit HBO nuk kishte qenë kurrë për t’u bërë i famshëm si të tjerët që “po përpiqeshin” ta bënin këtë.

“Ata po punonin shumë dhe thanë: ‘Unë do të arrij në majë’. Për mua, ishte një mundësi shumë e mirë për t’i thënë jo. Nuk e kisha idenë se do të shkonte kaq larg”, kishte rrëfyer Cloud. /Telergafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Magazina
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim, në Dibër

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim, në Dibër" - Bebe Rexha bashkohet me familjarët, publikon imazhe të mrekullueshme

Magazina
Kylie Jenner tregon fizikun e saj të jashtëzakonshëm, teksa pozon me bikini të zeza

Kylie Jenner tregon fizikun e saj të jashtëzakonshëm, teksa pozon me bikini të zeza

Magazina
Pati probleme teknike, Melinda Ademi reagon ashpër nda DJ-it të saj në një koncert

Pati probleme teknike, Melinda Ademi reagon ashpër nda DJ-it të saj në një koncert

Magazina
“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

Magazina
“Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie” – Dua Lipa shprehet tejet e emocionuar dhe falënderuese për suksesin e festivalit

“Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie” – Dua Lipa shprehet tejet e emocionuar dhe falënderuese për suksesin e festivalit

Magazina
Kalo në kategori