LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds arrin edhe në PlayStation

Angry Birds arrin edhe në PlayStation

Video loja e cila shumë shpejtë është shndërruar në fenomen, tani ka arritur edhe në pajisjet si PlayStation 3 dhe PSP, siç edhe ishte premtuar fillimisht nga Rovio.

Angry Birds do të lëshohet në konsolën e famshme PlayStation në titra minimal, që do të thotë se e njëjta mund të luhet në PlayStation 3 ose edhe në PlayStation Portable.

Përveç popullaritetit të madh, Angry Birds është loja e parë e cila nga telefonat e mençur mobil ka kaluar edhe në konsola, ndërsa drejtori ekzekutiv i Rovio’s, Peter Vesterbacka thotë se kjo gjë do të bëhet e zakonshme.


“Video-lojërat në telefonat e mençur mobil sot po shndërrohen në platformën e cila më së shumti grumbullon njerëz që i luajnë këto lojëra” ka thënë ai. Kështu që, kjo gjë do të bëhet e zakonshme, ka sqaruar ai.

Angry Birds tani ka arritur të shitet në më shumë se 20 milionë kopje në platforma të ndryshme mobile, përkatësisht në sisteme të ndryshme operative të cilat përdoren në telefonat e mençur mobil. / Telegrafi /