Anglia nuk ka ecuri, mposhtet nga Holanda (Video)

10:"© Reuters
Edhe pse para disa ditësh mposhtën kampionin botëror Gjermaninë, Anglia është kthyer në realitetin e saj duke pësuar nga Holanda (2-1).
Anglezët e nisën më mirë takimin pasi kaluan në epërsi të parët me Jamie Vardyn në minutën e 41-të.
Por në pjesën e dytë anglezët pësuan dy herë. Fillimisht ishte Vincent Janssen që shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Nuk vonoi shumë dhe ‘Tre Luanët’ pësuan edhe golin e dytë me anë të Luciano Narsingh, i cili në mënyrën më të mirë shndërroi në gol një gabim të mbrojtjes.
Anglia ditë parë e kishte mposhtur Gjermaninë 3-2. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































