Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj Anglisë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Belgjika ka arritur të marr edhe fitoren e tretë në grupet e Kampionatit Botëror duke kaluar tutje si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.


Goli i vetëm në këtë fitore të belgëve erdhi në minutën e 51-të me anë të Adnan Januzajt, i cili shënoi një supergol pas një goditje të fortë dhe të saktë.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Marouane Fellaini, i cili u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi mesfushorin anglez, Eric Dier, që u vlerësua me notë 6.1. /Telegrafi/ Anglia:

notat belgjika 5 e1530216633854

Belgjika:

notat belgjika 6 e1530216650359

telegrafi sport app