LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Nuk do t’i kërkojë falje Sllagjana Tasevës (Video)

Angjushev: Nuk do t’i kërkojë falje Sllagjana Tasevës (Video)

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ka folur sërish rreth përplasjeve me Sllagjana Tasevan nga Transparency International. Angjushev është pyetur nga gazetarët nëse do t’i kërkonte falje Tasevës, pas deklaratave të fundit rreth ndikimit të tij në falimentimin e fabrikës “Feni Industries”.

Angjushev para gazetarëve tha se nuk mund të kërkojë falje për diçka që nuk ka kryer, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Unë nuk mund të kërkojë falje për diçka që nuk kam bërë dhe nuk ka nevojë që askush të kërkojë falje në emrin tim. Nuk kam pasur qëllim, as nuk do të kem që të komunikoj negativisht me dikë, për asnjë çështje, e as që kam kërcënuar dikë”, tha mes tjerash Angjushev.

Ai pyeti Tasevën se pse kur ka përmendur emrin e tij, nuk ka kërkuar së pari mendim prej tij dhe e inkurajoi atë që të hetojë më shumë para se të flasë.

Përndyshe, akuzat dhe kundërakuzat mes Angjushevit dhe Tasevës erdhën pasi kjo e fundit njoftoi se do ta padisë Angjushevin, pasi i njëjti sipas saj, ka pasur ndikim në procedurën falimentuese të fabrikës “Feni Industries”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori