Angjushev: Askush nuk mund t’i mohojë faktet për rritjen ekonomike
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se pret nga KE të ketë raport pozitiv në pjesën e ekonomisë, dhe vlerësime të mirë në politikën e përgjithshme ekonomike edhe pse, siç thotë ai, ka hapësira ku mund të veprohet dhe të tejkalohen dobësitë.
“Nuk ekziston në shtet ku ekonomia mund të thuhet 100 për qind mirë. Mund të flasim në atmosferë të përgjithshme dhe politikë, që pres të vlerësohet maksimaliosht, dhe normalisht të flasim për dobësitë që i ka secili shtet dhe në shtetin tonë me siguri më shumë se në shtetet e BE-së. Pres të ketë përmirësime në pjesën e inspektimeve, ekonominë e zezë ku ka hapësirë serioze për të përparuar. Ka hapësira ku duhet të veprohet, por në pjesën e politikës së përgjithshme ekonomike dhe rritjes ekonomike, si dhe në politikën energjetike, askush nuk mund që këto fakte t’i mohojë”, tha Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Angjushev, në opinion krijohet percepcioni i pabazuar dhe tension, por ka fakte që askush nuk mund t’i mohojë.
“Kur kjo Qeveri nisi me punë BPV ishte 1.8 për qind, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte 3.7 për qind, që është për qind dallim absolut. Fakt është se në vitin 2018 ka milionë euro investime të drejtpërdrejta të huaja, që askush nuk mund t’i mohojë, si dhe prodhimtari industriale vjet u rrit për shtatë përqind, dhe vetëm tremujorin e parë të këtij viti është mbi tetë, se janë punësuar mbi 26.000 persona dhe se paga neto është rritur për shtatë përqind”, tha mes tjerash Angjushev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 ton medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe
Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251