LAJMI I FUNDIT:

Anëtarja e Bordit të OSHP: I kemi 200 lëndë ende të pazgjidhura

Anëtarja e Bordit të OSHP: I kemi 200  lëndë ende të pazgjidhura

Kimete Gashi, anëtare e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit tha se OSHP ka 200 lëndë ende të pazgjidhura, nuk ka kërkuar të dhëna nëse ka procese të hapura penale ndaj zyrtarëve apo autoriteteve kontraktuese në nivel lokal.

“Bordi i OSHP-së po vazhdon me përkushtim t’i shqyrtoj të gjitha lëndët e grumbulluara ende të pazgjidhura të cilat i kemi afërsisht 200 dhe po ashtu për këto nuk ka kërkuar të dhëna statistikore nëse ka procese të hapura penale ndaj zyrtarëve apo autoriteteve kontraktuese në nivel lokal”, ka thënë Gashi, tha të mërkurën në tryezën e diskutimit me temën “Luftimi i Korrupsionit në Prokurim Publik”, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ai tha se numri i ankesave në OSHP për çdo vit arrin shifrën mbi 1 mijë ankesa, shqyrtimi i të cilave përbën sfidë pasi që OSHP ka administratë të pakompletuar.

“OSHP përballet me një vëllim të konsiderueshëm të punëve sepse numri i ankesave të ushtruara për çdo vit arrin shifrën gjithnjë mbi 1000 mijë ankesa, shqyrtimi i të cilave kërkon një shqyrtim analitik në mënyrë specifike për secilën ankesë, prandaj detyrimi i këtij Bordi që procedura e shqyrtimi të prokurimit të zbatohet shpejtë, të drejtë dhe pa diskriminimin, parashihet me dispozita ligjore të LPP-së, vërtetë përbën sfidë në krahasim me një kontigjen të tillë të ankesave dhe me një administratë ende të pakompletuar, por e cila është mjaftë e përkushtuar”, tha thënë Gashi.

E njëjta ka thënë se përkrahje të vazhdueshme Bordi i OSHP-së ka gjetur nga USAID, dhe britanezët dhe se bashkëpunimi me ta vazhdon të jetë më se i nevojshëm.

Gashi tha se të gjitha vendimet, aktet me rëndësi për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik por edhe për opinionin, vazhdimisht publikohen duke e bërë këtë insititucion më transparent në rajon.

Po ashtu, ajo tha se duhet pasur një sistem të unifikuar i cili do ti kishte mundësuar një qasje direkte në shënimet e institucionit të drejtësisë, ARBK-së dhe ATK-së, sepse sipas saj ky kombinim do t’i kishte ndihmuar me të dhënat për pronarët e bizneseve në mënyrë që mos të ketë persona me vepra penale dhe pasqyrën financiare të atyre bizneseve.

Në fund, Gashi tha se OSHP ka kompetencë që me kërkesë të autoritetit kontraktues të diskualifikojë ato biznese të cilat kanë paraqitur para autoritetit kontraktues dokumentacione të falsifikuara.

Iniciativa për Progres (INPO) në tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”, së bashku me penalistët dhe akterët tjerë relevant diskutojnë të arriturat, sfidat dhe dobësitë në prokurimin publik si dhe luftën kundër korrupsionit në prokurim.

Diskutimi është fokusuar në këto tema: Mbikëqyrja dhe shqyrtimi i prokurimit, Sundimi i ligjit dhe llogaridhënia, Efektet e raporteve të auditimit në luftën kundër korrupsionit në prokurimin publik, Bashkëpunimi i sistemit prokurorial me institucionet tjera në luftimin e kriminalitetit në prokurim publik dhe ndryshimet ligjore të propozuara në prokurim, si dhe A e trajtojnë fenomenin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.

Ky organizim bëhet në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, e cila organizohet nga Koalicioni i OJQ-ve. Pjesë e këtij koalicioni janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.