Andy Ruiz Jr: Nuk ndeshem në Britani me Joshuan, është një grackë
Andy Ruiz Jr i ka habitur fansat e boksit duke refuzuar ta zhvillojë rimeçin me Anthony Joshua në Britani të Madhe.
Kjo pasi boksieri Dillan Whyte, që përfaqësohet nga njerëzit e njëjtë si Joshua, dështoi në një test të drogës, por u kthye me fitore ndaj Oscar Rivas të shtunën e kaluar në Londër.
Ruiz, 29 vjeç, ka reaguar ndaj lajmit në Twitter, duke hedhur një ‘bombë’.

Ai kërkon që rimeç me Joshuan të mbahet në SHBA, e jo në Britani të Madhe.
"Nuk do të shkoj në Britani të Madhe për rimeç, është një grackë”, ka shkruar meksikani.
Ruiz e shkroi këtë pasi White u lejua të boksonte edhe pse kishte dal pozitiv në doping dhe beson që mund t'i ndodh e njëjta edhe atij. /Telegrafi/





























