LAJMI I FUNDIT:

Andy Rubin i Google me plane për krijimin e robotëve të rinj

Andy Rubin i Google me plane për krijimin e robotëve të rinj

Për mos t’ia lënë gjithë famën rivalit të saj Amazon sa i përket robotëve, Google i ka zbuluar planet e saj në këtë drejtim, duke thënë se tashmë është duke punuar në shumë projekte që përfshijnë robotët, dhe se këto projekte do të udhëhiqen nga njeriu i cili e ka krijuar sistemin operativ Android, Andy Rubin.

Në gjashtë muajt e fundit, Google ka arritur që t’i blejë 6 kompani të ndryshme me teknologji të ndryshme për krijimin e robotëve, edhe pse planet e saj nuk janë aq të mëdha sa ishin me sistemin operativ Android, i cili kompanisë i ka sjell miliona dhe dominim të plotë në tregun e telefonave të mençur mobil.

Sipas deklarimeve të Andy Rubin mund të thuhet se qëllimi i Google me këta robot është më shumë për ti automatizuar proceset e prodhimit, dhe për ta reduktuar nivelin e punës manuale nga njerëzit.

Për idetë e Rubin, Google tashmë ka bërë disa blerje, ndërsa mbështetjen e tij për këto projekte e ka dhënë edhe drejtori i Google, Larry Page, i cili më herët pati thënë se duhet të shmangemi sa më shumë nga detyrat e përsëritura, dhe ti zëvendësojmë ato me teknologji. / Telegrafi /


Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori