Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi të Serbisë, Marinika Tepiq, ka vënë në dukje lidhjet e biznesmenit kontrovers, Zvonko Veselinoviq dhe kreut të shtetit serb.
Ajo ka thënë se vëllai i presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq, është ndër miqtë më të ngushtë të Veselinoviqit dhe se të dy së bashku kanë emëruar drejtorin e fabrikës për municione dhe armë, “Sistemet e sigurisë”.
Dy muaj më parë, në një konferencë për media, Tepiq foli për lidhjet mes Veselinoviçit dhe lidershipit shtetëror, duke theksuar se biznesmeni kontrovers nga Kosova ka marrëdhënie të ngushta private dhe biznesore me vëllanë e presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq, raporton nova.rs.
Tepiq e interpreton informacionin se Veselinoviq dhe kumbari i tij, Milan Radioçiq, nënkryetar i Listës Serbe nga Kosova, dikur ishin të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nën sanksionet e SHBA-së, si konfirmim të gjithçkaje që ajo kishte bërë publike më parë.
“Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që herët a vonë ajo që i prezantoj publikut dhe ka të bëjë me punët e kësaj qeverie doli e vërtetë. Në konferencën e përmendur zbulova se kush është njeriu i tretë që u ul në Kopaonik në dimrin e vitit 2014 me Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e tij Aleksandar Vuçiq. Ky është Goran Bojoviq, koleg i Andrej Vuçiqit nga Instituti i Prodhimit të Kartëmonedhave dhe anëtar i bordit të drejtorëve të SDPR, një kompani shtetërore kyçe për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake”, shpjegon ajo.
Fakti që Veselinoviqi, përveç tregtisë ilegale të mallrave dhe narkotikëve, është nën sanksionet e SHBA-së, Tepiq tgotë se nuk është befasi.
“Dëshmova se Veselinoviqi në bashkëpunim me Andrej Vuçiqin dhe Bojoviqin e kanë emëruar drejtorin e fabrikës për municione dhe armë. Ognjen Oliveric, drejtori i kompanisë motër të SDPR-së, “Sistemet e sigurisë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame