Ander Herrera, lojtari i fundit që përfshihet në debatin Ronaldo-Messi, cili është “G.O.A.T”-i
![Ander Herrera, lojtari i fundit që përfshihet në debatin Ronaldo-Messi, cili është “G.O.A.T”-i](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/herrera-780x439.jpg)
Ander Herrera është i pozicionuar mirë për të gjykuar në debatin Lionel Messi-Cristiano Ronaldo dhe ish-mesfushori i Manchester United ka mbajtur anën e shokut të tij aktual.
Spanjolli e kaloi sezonin e kaluar me argjentinasin te PSG, pasi ai iu bashkua klubit francez nga United në vitin 2019. Koha e tij në Old Trafford mund të mos përkonte me asnjërin nga sezonet e Ronaldos atje, por ai luajti përkrah të tjerëve – më së shumti Wayne Rooneyn – të cilët e dinin si ishte të shoqëroje yllin portugez në sulm.
Herrera, i cili mbush 33 vjeç në gusht, e ka parë kolegun Messi të marrë kritika për dështimin për të mbajtur nivelet e tij të mëparshme që nga transferimi në Ligue 1. Megjithatë, ish-ylli i Athletic Bilbaos ka marrë anën e amerikano-jugorit në një nga debatet më të gjata të futbollit.
Messi shënoi vetëm gjashtë gola në ligë për PSG-në pasi iu bashkua klubit nga Barcelona, dhe 11 në të gjitha garat. Këto ishin shifra më të ulëta që nga koha kur iu bashkua Barcelonës, kur argjentinasi ishte ende adoleshent, por Herrera nxitoi në mbrojtjen e kolegut të tij.
“Ju po kërkoni 50 gola në sezon”, deklaroi Herrera për AS. “Nga aty, nëse nuk i shënon, njerëzit flasin”.
“As nuk duhet të harrojmë se Leo ka pasur rekordin e të gjitha kohërave në Ligue 1 – ai ka goditur shtyllën 10 herë! Nëse ai do të kishte shënuar 10 gola të tjerë, do të kishte qenë një sezon shumë i mirë për Leon”.
Ronaldo, ashtu si Messi, ishte në lëvizje verën e kaluar. Ai e kaloi rivalin e tij prej kohësh, duke shënuar 24 herë me ngjyrat e United pasi u kthye në klubin që u largua për herë të parë në vitin 2009, por Herrera vazhdoi të përkrahte Messin.
“Për mua, ai është më i miri i të gjitha kohërave, pa asnjë diskutim”, vazhdoi ai. “Tani e admiroj edhe më shumë për mënyrën sesi e menaxhon jetën e tij të përditshme me përulësi totale, (dhe) gjithmonë me një buzëqeshje për njerëzit”.
Ndërsa rekordi i Messit para portës nuk ishte në nivelet e tij të Barcelonës, ai sërish shënoi golin që vulosi titullin për PSG-në. Ai shënoi 40 ose më shumë gola në një sezon në tetë raste për Barçën, duke arritur kulmin me 73 – përfshirë 50 vetëm në La Liga në sezonin 2011-12. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vellaznimi-gjilani-380x233.jpg)
Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës
![Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/copa-del-rey-380x233.jpg)
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat
![Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arsenal-380x233.jpg)
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-1-780x439.jpg)
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën
![Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-jr-1-780x439.jpg)
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arsenal-780x439.jpg)
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re