Carlo Ancelotti është deklaruar pas humbjes 2-1 që Real Madridi e pësoi në Santiago Bernabeu nga Valencia.

Kjo humbje i ka shkaktuar jo pak probleme skuadrës madrilene në garë për titull, madje edhe vetë italiani e ka pranuar.


“Tani është shumë më e vështirë të konkurrosh për La Ligën, por është ende e mundur”, deklaroi Ancelotti në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne e kemi idenë që të bëjmë mirë deri në fund sepse kemi ende opsione. Luajtëm mirë në sulm, por në mbrojtje do duhej të bënim më mirë, dështuam t'i rikuperonim topat".

“Problemi ynë është fizik apo futbolli? Për të shënuar kundër nesh, kundërshtarët nuk kanë nevojë të përpiqen shumë”, shtoi Ancelotti.

Real Madrid mund të bjerë gjashtë pikë pas Barcelonës nëse Blaugranasit fitojnë ndeshjen e tyre kundër Betis në mbrëmje. /Telegrafi/

telegrafi sport app