Italiani dihet se ka stërvitur disa nga futbollistët më të mirë në botë gjatë karrierës së tij 19-vjeçare si trajner i skuadrave si, Juventus, Milan, Chelsea.

Sidoqoftë, Ancelotti thotë se ai asnjëherë nuk ka parë ndonjë lojtar si Ronaldo, i cili ka shënuar 265 gola në 255 paraqitje për Real Madridin në të gjithë garat.


“Me gjithë respektin për lojtarët tjerë, Cristiano është lojtari më i mirë që kam stërvitur”, ka thënë italiani para gazetarëve. /Telegrafi/  

telegrafi sport app