Ancelotti mezi mbajti lotët në nderim të Maradonës - dyshja kishin disa duele të bukura në Serie A

Carlo Ancelotti e ka filluar me mjaftë emocione sfidën e Evertonit ndaj Leeds United.
Të dy skuadrat po përballen në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier, derisa para ndeshjes nderuar Diego Armando Maradonën që ndërroi jetë të mërkurën e kësaj jave.
Lojtarët e Evertonit dhe ata të Leeds United ishin mbledhur në rrethin e fushës, derisa në këmbë ishin ngritur edhe stafi teknik së bashku me dy trajnerët.
Por, Carlo Ancelottin e tradhtuan lotët, kur filluar të nderonin legjendën e futbollit që ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, pas në sulmi në zemër.

Nga
Telegrafi
28/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































