Ancelotti i lumtur me nisjen e sezonit me fitore, lavdëron sulmuesin Benzema

Carlo Ancelotti nisi aventurën e dytë në krye të Real Madridit me një fitore 4-1 ndaj Alavesit dhe trajneri italian ishte shumë i lumtur me pjesën e dytë dhe me lojën e sulmuesit Karim Benzema.
Me dy gola nga Benzema dhe një nga Nacho e Viniciur Junior, Reali siguroi fitoren e parë në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në La Liga.
Edhe pse ndjeu se pjesa e parë ishte shumë e ngadaltë, Ancelotti shijoi intensitetin e pjesës së dytë që erdhi pas pushimit dhe veçoi Benzeman me dy gola, duke e lavdëruar për paraqitjen.
“Pjesa e parë ishte mjaft e ngadaltë, me dhe pa top”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Ne mund të kishim qenë më mirë. Pjesa e dytë ishte më e mirë, me më shumë intensitet dhe cilësi”.
💥It's GOOD to be back!💥#HalaMadrid pic.twitter.com/ziEtOYOfQp
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 14, 2021
“Goli i parë i Benzemas hapi lojën dhe ne kishim më shumë hapësirë për të përdorur cilësinë tonë”.
“Benzeman, ta quash vetëm sulmues është një shitje e shkurtër. Ai është një lojtar i kompletuar. Ai gjithashtu ka personalitet të madh”.
“Krahasuar me lojtarin që kam njohur gjashtë vjet më parë, ai është shumë më i kompletuar dhe ka shumë më tepër personalitet”.
Ancelotti u pyet edhe për Eden Hazard dhe Gareth Bale, pasi të dy filluan përkrah Benzemas në vijën e sulmit të Los Blancos.
“Hazard luajti një lojë të kompletuar. Për të dhe Bale, ishte e vështirë të gjesh hapësirë midis linjave në pjesën e parë pasi Alaves ishte i ngushtë në pjesën e pasme. Ne u munduam të luanim në mes”.
“Mendoj se të gjithë lojtarët po punojnë mirë. Bale do të bëhet edhe më mirë sepse ai nuk është ende në gjendje optimale, si me të gjithë lojtarët. Të gjithë ata mund të përmirësohen”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit