Mediat italiane vazhdimisht po njoftojnë se stoli i trajnerit të Milant, Carlo Ancelotti, është 'i lëvizshëm' këto ditë, për shkak të krizës të cilën e ka skuadra kuqezi në këtë fillim sezoni pavarësisht transferimeve të shumta që ka bërë.
Edhe pse fituan Superkupën e Evropës dhe Kupën Botërore për klube, sezoni 2007/2008, ishte njëri nga sezonet më zhgënjyese për Rossonerët që prej kohës kur Silvio Berlusconi është president.
Vendi i pestë në Serie A në sezonin e kaluar dhe dy ndeshjet zhgënjyese në sezonin e ri, kanë bërë që mediat të diskutojnë nëse Ancelotti duhet apo jo të qëndrojë edhe më tutje në krye të Milanit.
Carlo Ancelotti pritej të largohet në qershor, mirëpo për befasinë e të gjithëve ai qëndroi. Nga ana tjetër Berlusconi ndau një shumë parash për të transferuar yjet, siç janë Gianluca Zambrotta, Mathieu Flamini, Philippe Senderos, Andriy Shevchenko, Marco Borriello dhe Ronaldinho. Ndërsa urdhrat për Ancelottin ishin të qarta, duhet ta fitojë Scudetton këtë sezon.
Mirëpo, sezoni i ri nuk do të mund të fillonte më keq për Diavolët. Humbën 2-1 në javën e parë nga skuadra e porsainkuadruar në Serie A, Bologna, ndërsa në javën e dytë u deklasuan plotësisht nga Genoa, duke humbur 2-0. Humbja ndaj Bolognas ishte mungesë fati, mirëpo ndaj Genoas Milani dështoi në të gjitha repartet. Mbrojtja u terrorizua nga Diego Milito dhe Andrea Gasbarroni, mesfusha nuk prodhoi asnjë kreativitet, ndërsa sulmi nuk ekzistoi.
Para ndeshjes me Genoan shtypi italian kishte njoftuar se çdo rezultat përveç fitores, do të thoshte shkarkim i Ancelottit. Megjithatë, zëvendëspresidenti, Adriano Galliani, ka deklaruar se pozita e tij është e sigurt, ai do drejtojë Milanin por duhet të fitojë.
Pyetja është: A do të kishte më shumë sukses kjo skuadër e Milanit me një trajner tjetër? (Duke mos harruar se Milani ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Carletton, po ashtu ka qenë një herë në finale, në gjysmëfinale dhe në çerekfinale. Si dhe ka fituar një Scudetto.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë