LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Gjashtë qendërmbrojtësit që mund ta përmirësojnë mbrojtjen e Liverpoolit (dhe nuk është Van Dijk)

Analizë – Gjashtë qendërmbrojtësit që mund ta përmirësojnë mbrojtjen e Liverpoolit (dhe nuk është Van Dijk)

Mbrojtja e luhatshme i ka kushtuar Liverpoolit në raste të panumërta këtë sezon dhe do ta detyrojë Jurgen Kloppin që të përforcojë radhët e tij mbrojtëse. Për këtë, ekzistojnë disa opsione dhe nuk është Virgil Van Dijk një prej tyre. 

Kur Jugen Klopp tha para gazetarëve një javë para sezonit se vështirë gjenden qendërmbrojtës më të mirë se sa që ai i ka te Liverpooli, ka qenë e vështirë për ta që të mos qeshnin.

Kur Liverpooli pranoi tri gola ndaj Watfordit një javë më pas, këto fjalë u rikthyen bumerang për ta kafshuar gjermanin. Tash, pas paraqitjeve katastrofale defensive ndaj Cityt, Tottenhamit dhe Sevillas, ky po bëhet problem që po e përndjek menaxherin e The Reds.


Lajmet e fundit rreth Liverpoolit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liverpoolit

Klopp më vonë gjatë sezonit pranoi se Liverpooli ka kërkuar për opsione tjera pos Virgil van Dijk (ne i kemi shikuar të gjitha ata 500 milionë euro”), por përgjigja e tij ishte se “djemt tanë nuk janë më të këqinj se ata që i kemi shikuar”.

Por, Klopp është dashur që mendjemadhësinë ta linte anash dhe të shpenzonte për të blerë dy qendërmbrjoëts, jo vetëm një. Në vend të kësaj, ai mbeti me vetëm tri qendërmbrojtës, dy prej të cilëve – Joel Matip dhe Dejan Lovren – vuajtën 14 lëndime të ndryshme sezonin e kaluar.

Natyrisht, ka probleme tjera për Liverpoolin – disa e përmendin Simon Mignoletin për prezencën e tij jo serioze në portë, përderisa të tjerat kanë të bëjnë me mungesën e mbrojtjes së Hendersonit për vijën e parë mbrojtëse.

Po, është e qartë se Klopp ka nevojë që të shtojë kualitetin sa më shpejt që është e mundur dhe mundësia e parë është afati kalimtar i janarit. Telegrafi sjellë gjashtë opsione të tjera dhe në mesin e tyre nuk është Virgil Van Dijk.

Stefan De Vrij (Lazio)

Nëse Klopp vërtet dëshiron një qendërmbrjotës holandez, De Vrij i Lazios është njeriu i duhur për të – sidomos pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual.

25 vjeçari është lidhur me një kalim në Angli pas një serie të performancave të mrekullueshme në Botërorin e vitit 2014, e së fundmi u kërkua edhe nga Liverpooli para se të spekulohej për Van Dijkun, e që sipas Sky Italia ishte një ofertë prej 20 milionë eurosh.

De Vrij ka qenë prej lojtarëve më të mirë të Lazios në vitet e fundit dhe përderisa ai nuk është qendërmbrojtësi që ka emrin e madh e të cilin e duan tifozët e Liverpoolit, ai do të përmirësonte edhe Lovrenin edhe Klavanin. Transferimi i tij në janar me synimin për një tjetër qendërmbrojtës në verë do të ishte një planifikim i mirë afatgjatë për fazën e mbrojtjes.

Aymeric Laporte (Athletic Bilbao)

Një qendërmbrojtës majtak nga Franca që di si të nxjerrë topin nga mbrojtja dhe e di vlerën e të mbajturit portën pa pranuar gol. Liverpooli është mësuar të ketë lojtarë të tillë derisa Mamadou Sakho dëshpëroi Kloppin dhe ky i fundit e largoi drejt Crystal Palaces, e një lojtar i ri i këtij niveli është Laporte.

23 vjeçari po e tregon veten për Athletic Bilbaon që po vuan, por nuk pritet të qëndrojë te klubi bask për një kohë më të gjatë, për shkak të interesimti të madh nga klubet e kategorisë së rëndë si Barcelona dhe Real Madridi. Një klauzolë prej 58 milionë funtesh mund të hapë rrugë për këtë mbrojtës.

“Ndihem krenar që jam pejsë e mbrojtjes që nuk është thyer”, u shpreh Laoprte, i cili është përshkruar si modeli i mbrojtësit modern. Nëse sjellë këtë qëndrim te mbrojtja e dobët mentale e Liverpoolit atëherë Klopp do të përfitonte shumë prej kësaj.

Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Është e vështirë të kuptohet nëse Tah është pjesë e interesimit të Liverpoolit, ose nëse emri i gjermanit është lakuar në zyren e Kloppit.

Ai është i ri (21 vjeç), gjerman, i ndërtuar si gjigant, i mirë me top dhe mund të luaj në cilën do anë të mbrojtjes.

Tah nuk do të ishte i lirë, me kontratën e tij aktuale deri në vitin 2020, por më pas Van Dijk po ashtu nuk do të vinte. Tani për tani, nuk mund të vihet çmim për Liverpoolin për mbrojtësit që dinë të… mbrojnë!

Kalidou Koulibaly (Napoli)

Një tjetër mbrojtës që nuk do të ishte i lirë, por që ngjason me Tah-un, e që do t’ia vlente “bara qeranë”.

Gjiganti i Napolit, Koulibaly, është cituar si alternativa për Kloppin pas Van Dijk para fiaskos që menaxheri gjerman pësoi verës, por për një ose tjetrën arsye nuk u materializua.

Poenta këtu është se Koulibaly është në vitet e tij më të mira në moshën 26 vjeçare e do të kyçej menjëherën ë sistem. Ai nuk është lojtar për të ardhmen, gjë që është krejt në rregull, por Liverpooli ka nevoëj për lojtarë të dëshmuar që mund të përmirësojnë 11-shen e parë, jo nesër – por sot, pasi klubi ka shkuar një hap para e dy hapa prapa duke humbur lojtarët më të mirë për shkak të dështimit për të pasur progres.

Nga qendërmbrojtësit e top pesë kampionateve evropiane që luajtën 10 ose më shumë ndeshje këtë sezon, vetëm dyshja e Cityt, John Stones dhe Nicolas Otamendi, plus Sokratis i Dortmundit, kanë mesatare më të madhe të pasimeve për 90 minuta se sa Koulibaly. Senegalezi është përmirësuar me top gjatë sezonit të kaluar, duke e bërë ekipin e tij që ndërton aksionet nga mbrojtja të varet shumë prej tij.

Liverpooli ka transferuar talentët më të mirë afrikanë si Sadio mane, Mohamed Salah dhe Naby Keita, e shtimi i Koulibalyt në këtë përbërje do të ishte biznes perfekt. Nuk ka gjasa që Liverpooli ta marrë atë në janar, pasi Napoli po lufton fuqishëm për titull në Serie A.

Dayot Upamecano (RB Leipzig)

Liverpooli tashmë ka futur hundët te Leipzigu duke e marrë një prej lojtarëve më të mirë, keitan, e po ashtu po lidhet me qendërmbrojtësin 19 vjeçar, Upamecano.

Ka shumë interesim për majtakun i cili u bë 19 vjeç në tetor – me Manchester Unitedin që po ashtu besohet se po e monitoron progresin e tij. Një klauzolë ptoenciale prej 100 milionë eurosh është diskutuar për kontratën e tij të re, që do të thotë se Liverpooli mund të mos e ndjekë më.

Franca është e bekuar për momentin me shumë mbrojtës të talentuar dhe shumë njerëz e shohin Upamecanon si një prej mbrojtësve më të mirë – të shkëlqyer me top, të mrië në ajër dhe të qetë në posedim. Një yll në ngritje.

Alfie Mawson (Swansea)

Shumë prej lojtarëve të lartpërmendur janë të kalibrit të lartë që Liverpooli mund të vuajë që t’i transferojë, kështu që një opsion që mund të duket më real është Mawsoni i Swanseas.

23 vjeçari londinez ishte lidhur me Tottenhamin gjatë verës para se të tarnsferonte Davinson Sanchezin dhe duke parë syrin e Pochettinos për mbrojtësit, kjo mund të mjaftojë për Liverpoolin që të bindet për cilësinë e tij.

Pyetja e madhe për Mawsonin në këtë pikë është nëse ai do të ishte në gjendje që të përballonte problemet në mbrojtjen e Liverpoolit.

“Nëse ne transferojmë një qendërmbrojtës, atëherë ne duhet të dimë se si luan në hapësira të mëdha. Në anën tjetër, qendërmbrojtësit mund të ndihen të vetmuar nëse nuk reagojmë mirë pasi humbim topin”, tha Klopp në pranverë.

Maëson nuk ka luajtur në një ekip që përdor stilin e Liverpoolit, kështu që do të ishte rrezik transferimi i tij.

/Telegrafi/