Projektligji për amnisti, i paraqitur nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka shpëtuar nga votimi në fillim të nëntorit, duke shkaktuar debat dhe tensione në koalicionin qeverisës. Diskutimet janë fokusuar te tema e numrit dhe përkatësisë kombëtare të të burgosurve në Maqedoninë e Veriut.

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka kërkuar dhe ka marrë informacione zyrtare nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila ka zbardhur se në total ka 2,216 të burgosur në 12 qendra të burgjeve të vendit.


unnamed 1 1

Nga këto shifra, dalin të dhëna interesante rreth përkatësisë kombëtare të të burgosurve. Shqiptarët shfaqen të përfaqësuar me 34.34%, ndërsa maqedonasit me 36.01%. Romët, megjithatë, dalin të prekur më shumë nga kjo situatë, duke përbërë 17.28% të të burgosurve.

unnamed 2 1

Analiza tregon se shqiptarët kanë dy herë më shumë gjasa për të vuajtur dënim me burg se maqedonasit, ndërsa romët janë 6 herë më të prekur. Këto dallime në përkatësi kombëtare shpallin nevojën për një përqasje më të përgjegjshme ndaj drejtësisë penale në vend.

unnamed 3

Përveç kësaj, Instituti ka ngritur shqetësimin për kushtet e këqija në disa burgje, duke përmendur Burgun e Idrizovës dhe Shutkës si shembuj me kushte çnjerëzore. Rekomandohet që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë masa urgjente për përmirësimin e kushteve në burgje dhe të promovojë dënimet alternative si një hap drejt një sistemi më të drejtë dhe më human. /Telegrafi/