LAJMI I FUNDIT:

Analisti Judah pas vendimit për tarifën: Moment interesant, Kurti kundërshtoi ekipin e Grenellit

Analisti Judah pas vendimit për tarifën: Moment interesant, Kurti kundërshtoi ekipin e Grenellit

Gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah, vendimin e së enjtes të kryeministrit Albin Kurti se më 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor, e ka quajtur si moment magjepsës.

Judah në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ndonëse nuk e thonë publikisht, mendojnë se i dërguari i SHBA-së, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi po krijon probleme duke e inkurajuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, fuqia të cilit ka ra, raporton Telegrafi.

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor
Lexo po ashtu Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

“Moment interesant. Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar skuadrën e Richard Grenellit, ndërsa ekipi i dytë i SHBA-së, Palmers po heshtin. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka ra. Çfarë tjetër Kosovë”, shkruan Judah.


Komentet e analistit Judah vijnë pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit lidhur me taksën dhe deklaratës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Reagon Grenell: Taksa duhet hequr plotësisht, Kurti është duke bërë një gabim serioz
Lexo po ashtu Reagon Grenell: Taksa duhet hequr plotësisht, Kurti është duke bërë një gabim serioz

Grenell përmes një shkrimi në Twitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, duke thënë se pozicioni i SHBA-së është i qartë, tarifa duhet të largohet tërësisht.

Ndryshe, Kurti të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se më 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori