LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi do t’u servohet palëve

Analistët thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi do t’u servohet palëve

Pas takimit në SHBA, njohës të zhvillimeve politike thonë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë mund të servohet, ndërsa dy presidentët Thaçi e Vuçiq dyshojnë se po e negociojnë atë. Ndërkaq, nga shoqëria civile thonë se më me rëndësi është uniteti se sa koha e shkurtër e arritjes së marrëveshjes.

Mundësia e një marrëveshjeje të servuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po përjashtohet nga njohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi. Madje, ai thotë se Presidenti Hashim Thaçi e homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, do të jenë negociatorët e kësaj marrëveshje.


“Neve do të na servohet një marrëveshje e servuar fshehtas. Zoti Thaçi dhe zoti Vuçiq, me ndërmjetësimin amerikan dhe jo vetëm, kanë negociuar tashmë tri vite rreth marrëveshes përfundimtare Kosovë-Serbi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fisnik Halimi.

Mirëpo, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se më me rëndësi do të ishte uniteti politik i Kosovës në dialog, se sa koha e arritjes së marrëveshjes.

“Nëse do të ketë apo jo marrëveshje gjatë këtij viti mbetet të shihet, por për ne është shumë e rëndësishme që këto diskutime të shtyhen përpara nëpërmjet një strategjie të mirëfilltë të institucioneve të Kosovës, të ketë një bashkërendim, koordinim. Ky proces duhet të udhëhiqet nga ana e Qeverisë në konsultim patjetër me Presidentin dhe që të mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Jeta Krasniqi nga KDI.

Teksa Krasniqi thotë se BE-ja prapë do të ketë rol të rëndësishëm në dialog, Halimi thotë se negociatat e Brukselit ishin kohë e quar dëme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/