Të vogla janë gjasat që pushteti në Serbi, në krye me Aleksandar Vuçiqin, të vendosë që përmes referendumit të konfirmojë nënshkrimin e propozimit franko-gjerman për Kosovën, thonë analistët serbë.
Sipas mediave serbe më shumë ka gjasa që ky dokument të miratohet nga Kuvendi i Serbisë, siç u bë në rastin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe qytetarët do ta thonë fjalën e tyre në referendum vetëm me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e cila mund të të bëhet njëkohësisht me hyrjen e Serbisë në BE.
Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia e ka pranuar konceptin e marrëveshjes, bazuar në propozimin franko-gjerman, pa hyrë në detaje se çfarë përfshin.
Ai tregoi se cilat do të ishin pasojat nëse ne nuk e pranojmë atë propozim, pas të cilit ndërkohë ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian.
“E di se çfarë do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Në emër të Serbisë do të vendosin, kuptohet – përndryshe do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë – organet e tjera kompetente shtetërore (parlamenti) dhe mundësisht edhe qytetarët”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar kombit lidhur me presionin e BE-së dhe SHBA-së që Serbia të pranojë planin gjermano-francez për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kur foli për deklarimin e mundshëm të qytetarëve, mund të konstatohet se Vuçiq e kishte fjalën për shpalljen e referendumit, por pak kush beson se ai do ta bëjë këtë realisht.
Sipas mendimit të disa njohësve të së drejtës kushtetuese, nëse nuk bëhet fjalë për njohjen formale të Kosovës së pavarur dhe nënshkrimin e një akti politik, siç ishte rasti me Marrëveshjen e Brukselit, qeveria nuk është e detyruar të shpallë referendum.
Slobodan Orloviq, profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Novi Sad, thotë se çdo ndryshim i territorit sipas Kushtetutës nënkupton deklarimin e popullit në referendum.
“Nëse kjo do të thotë ndryshim i kufijve, sigurisht që populli do të duhet të deklarohet për këtë, sepse është një nga pikat të veprimeve kushtetutese”, tha Orloviq për “Nova”.
Ai thotë se “nëse nuk e kemi parë propozimin zyrtar, e sigurt është se propozimi franko-gjerman nuk përmend njohjen formale. Nënshkrimi i asaj marrëveshje do t’i mundësonte Kosovës anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, nga Këshilli i Evropës e deri te Bashkimi Evropian dhe NATO”.
I pyetur se a do të detyrohej qeveria të shpallë referendum në atë rast, bashkëbiseduesi Orloviq thekson se nuk do ta bënte.
“Serbia nuk ka asnjë mekanizëm në dy nga ato tre organizata – BE dhe NATO, sepse nuk është anëtare dhe nuk mund të ndikojë në anëtarë. Sa i përket Këshillit të Evropës, ai është vetëm anëtar, por nuk ka të drejtë vetoje. Ne mund të kundërshtojmë vetëm hyrjen në OKB, por jo si anëtare e OKB-së, por si dikush që përfundimisht do të mbështetej nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, anëtarët e përhershëm Rusia dhe Kina”, thotë Orloviq.
Referendumi është i dëshirueshëm në rastin e anëtarësimit të Kosovës në OKB
I pyetur nëse përmendja e anëtarësimit të Kosovës në OKB do të kërkonte shpalljen e referendumit, ai deklaron – jo në mënyrë eksplicite.
“Unë besoj se në atë rast qeveria do të dëshironte të ndajë përgjegjësinë me popullin dhe do të thërriste një referendum. Shprehimisht sipas dispozitave kushtetuese – jo”, shton Orloviq.
Nëse vjen deri te nënshkrimi i një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ende nuk është në rend dite dhe që përfundimisht do të përfshinte njohje reciproke, ajo do të duhej të votohej nga qytetarët.
Me këtë pajtohen edhe bashkëbiseduesit e “Nova”.
“Të gjitha shtetet e sapokrijuara që u shkëputën nga vendet e tyre amë – Mali i Zi si i fundit, pastaj Timori Lindor ose Sudani i Jugut – të gjitha kishin njohje nga vendi i tyre amë. Në të drejtën ndërkombëtare, pa njohjen e shtetit amë, në këtë rast Serbisë në raport me Kosovën, nuk ka legjitimitet juridik ndërkombëtar të plotë të shtetit të ri”, thotë Orloviq.
Bojan Klaçar, drejtor ekzekutiv i CESID, deklaron se Vuçiq nuk ia ka mbyllur derën thirrjes së referendumit, por sipas asaj që tani kemi mundësi të shohim nga deklaratat e tij dhe nga vetë dokumenti, ai opsion nuk është ndër prioritetet.
“Arsyeja e parë është se kjo marrëveshje, nëse do të mbetej në këtë formë, ka shumë mundësi që të mos shkojë para qytetarëve. Nëse mbetet si marrëveshje politike, si një lloj vazhdimësie e Marrëveshjes së Brukselit apo si ndonjë hap i ndërmjetëm. Një marrëveshje tashmë është nënshkruar, Marrëveshja e Brukselit, pa dalë para qytetarëve. Arsyeja e dytë është se kjo është sigurisht një fazë dhe ka shumë gjasa që referendumi të duhet të pasojë kur të arrihet faza e marrëveshjes ligjërisht obligative ose referendumi që do të duhet të shkojë para qytetarëve në rast të hyrjes në Bashkimin Evropian. Atëherë do të jetë e nevojshme”, thotë Klaçar.
Ai beson se referendumi në këtë fazë nuk është i nevojshëm dhe nuk i shkojnë në favor as zgjedhjet, të cilat ndoshta do të mbahen në vitin 2024.
“Atëherë sigurisht që do të ketë zgjedhje dhe do të shohim se çfarë. Do të jetë gjithashtu një mundësi për të gjitha partitë politike dhe programet e tyre, që njerëzit të mbajnë qëndrim për vetë Kosovën”, përfundon Klaçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri