LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Qytetarët nuk kanë siguri

Analistët: Qytetarët nuk kanë siguri

Nëse vërtetohet që Kosta Krpaç, si dëshmitar vullnetar në Prokurorinë Speciale është likuiduar apo është vënë në presion që të vetëvritet, atëherë vendoset nën një pikëpyetje të madhe stabiliteti individual dhe siguria e njerëzve, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Sipas analistit, Ismet Ramadani, kjo pasiguri vjen për shkak se në polici nuk ka hierarki të përsosur si dhe Gjykatat dhe Prokuroria është shumë e kapur dhe e kontrolluar nga pushteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për atë që e thonë në shumë raste, në Maqedoni mafia në fakt e ka pushtetin, për dallim nga shtetet tjera ku mund të ketë mafiozë, por shteti megjithatë funksionon me institucionet e veta. Dhe tani duhet të bëhet çmos që këtë situatë ta vemë në kontroll. Në Maqedoni këta të cilët udhëheqin shtetin, janë zgjedhjes në burg, ose të mbajnë pushtetin, dhe rezistenca e tyre dhe format e veprimit, nuk do të kursejnë edhe vrasje dhe atentate të ndryshme, prandaj duhet sa më shpejtë të intervenohet.”, ka deklaruar për TV Shenja, analisti politik Ismet Ramadani.


Nga ana tjetër, analisti Nano Ruzhin, tha se edhe presionet e shumta janë një lloj pjesëmarrjeje në ndonjë tragjedi. Ndërkaq, shtoi se është e domosdoshme ndërhyrja ndërkombëtare që të vendoset stabiliteti në vend, e sidomos ajo e SHBA-së dhe BE-së. Ai nënvizoi se të gjitha vendet e vogla të Ballkanit për shkak të paaftësive të tyre bëhen të varur nga ndërkombarët dhe një gjë e tillë sipas tij, është një shenjë shumë e keqe.

“Nuk është e drejtë për ne, që pas 25 viteve pas rënies së komunizmit, Maqedonia përballet me dobësi të tilla. Për këtë arsye vlerësoj se është I domosdoshëm një prezencë më e madhe e Bashkësisë Ndërkombëtare, pasa se gjithash të BE-së dhe SHBA-së, të cilat kanë investuar shumë në Maqedoni, në demokracinë e saj, në rrugën e saj drejt NATOS dhe BE-së, por nga ana tjetër qeveritë maqedonase, edhe kjo qeveri tani nuk u’a kthejnë në mënyrë të përshtatshme, as popullit të tyre, dhe as ndërkombëtarëve, ata i gënjejnë të huajt, nuk I përmbushin premtimet. Mendoj se është e nevojshme një buldozer diplomaci të SHBA-së dhe BE-së, që punët të vijnë në vendin e vet. Ndryshe, Kosta Kërpaç ishte menaxhues i kompanisë “Finzi”, ndërsa ndërroi jetë në rrethana akoma të paqarta këtë të mërkurë”, ka deklaruar Nano Ruzhin, analist politik.

Prokuroria Speciale njoftoi se Krpaç ka qenë dëshmitar vullnetar në njërin prej rasteve që po hetonte kjo prokurori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori