LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Platforma e Veselit e vonuar dhe e gabuar

Analistët: Platforma e Veselit e vonuar dhe e gabuar

Shpalosja e platformës nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është edhe një dëshmi se lidershipi i Kosovës nuk ka vizion. Kadri Veseli, do duhej të merrte iniciativë me të gjithë akterët në vend për arritjen e një rezultati për tekstin e platformës. Kështu kanë vlerësuar njohësit e rrethanave politike në vend në një prononcim për Telegrafin.

Analisti Belul Beqaj, ka thënë se lideri i PDK-së,po vepron me vonesë të madhe për temat të cilat janë shqetësime për vendin për vite me radhë. Sipas tij, kjo nismë nuk do të ketë mbështetje pasi subjektet politike duan që të dëshmohen para elektoratit të hutuar.


“Këto tema na shqetësojnë me vite, ndërsa kërkohet konsensus nacional sikur të ishin aktuale nga dje. S’do mend se Kadri Veseli është vonuar me artikulimin e prioriteteve pasi që nismat individuale kanë dështuar apo janë në rrugë të dështimit. Prandaj, nuk besoj se kjo nismë do të ketë mbështetje në kohën kur subjektet politike po dëshirojnë të dëshmohen secila në mënyrën e vet para elektoratit të hutuar. Lideri i mirëfilltë duhet të ketë vizion, ndërsa shpalosja aktuale e kësaj Platforme është edhe një dëshmi se lidershipi Kosovës nuk ka vizion”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

Edhe analisti Imer Mushkolaj theksoi për Telegrafin se nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do duhej të rridhte iniciativa që të diskutohet edhe me partitë parlamentare si dhe me grupe tjera të interesit që të krijohet platforma, e jo të ofrohet e gatshme.

Ai tha se gjithçka ka nisur mbrapsht me platformën e Veselit duke përfshirë këtu edhe platformën e qeverisë të kryesuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Hapat kanë qenë gabim, pasi do duhej të bëhej në një mënyrë tjetër që ai të marr iniciativën dhe të përfshihen të gjithë akterët tjerë që të arrihet një rezultat për tekstin e platformës. Në anën tjetër është e pakuptueshme se si kryeministri i dorëzon kuvendit një platformë tjetër. Logjika do të ishte që platforma të dilte si rezultat i diskutimeve të partive parlamentare dhe grupe tjera të interesit në kuvendin e Kosovës, të miratohej në kuvendin e Kosovës dhe pastaj t’i dorëzohej presidentit. Që të gjitha kanë nis mbrapsht edhe nga ana e Veselit dhe nga ana e Haradinaj. E në anën tjetër kemi një thirrje për një tryezë nga LDK. Do duhej që të organizohej kushtimisht përpara se këto platforma të bëhen publike. Për mu është banale dhe e papranueshme që njëkohësisht i kemi dy platforma”, ka thënë ndër të tjera Mushkolaj.

Në anën tjetër, përmes propozimit të tij, Veseli ka kërkuar arritjen e një konsensusi mes partive politike për temat të rëndësishme, siç është dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimi i Ushtrisë së Kosovës, agjenda e integrimeve evropiane dhe Reforma Zgjedhore.

Ndryshe këtë platformë, Veseli ua ka dërguar liderëve politikë, përmes së cilës u bënë thirrje atyre për krijimin e një ekipi të përbashkët me pjesëmarrje edhe të shoqërisë civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori