LAJMI I FUNDIT:

Takimi Haradinaj-Merkel: Gjermania ta forcojë qëndrimin se është kundër korrigjimit të kufijve si dhe ta mbështesë liberalizimin

Takimi Haradinaj-Merkel: Gjermania ta forcojë qëndrimin se është kundër korrigjimit të kufijve si dhe ta mbështesë liberalizimin

Kryeministri Ramush Haradinaj sot është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar çështje me shumë rëndësi për vendin.

Njohësit e çështjeve politike në vend në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se ky është një takim me shumë rëndësi për Kosovën si dhe ndër takimet më të rrallat, pasi kryeministri Haradinaj pritet si një burrështetas nga një shtet perëndimor.

Analisti Belul Beqaj, ka vlerësuar se vizita e kryeministrit është dëshmi e seriozitetit ndaj çështjeve të ndërlidhura më shumë me dialogun se sa me liberalizimin e vizave.

Sipas tij, në këtë kontekst,  do të definohet pozicioni i qeverisë ndaj modelit të zgjidhjes  së çështjeve diskutabile që janë produkt i dallimeve të brendshme dhe jashtme.

“S’do mend se pozicioni i Gjermanisë do të përforcojë modelin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duke kërkuar zgjidhje brenda kufijve ekzistues”, ka thënë Beqaj.

Haradinaj në Berlin: Jemi për marrëveshje me Serbinë që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues
Lexo po ashtu Haradinaj në Berlin: Jemi për marrëveshje me Serbinë që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues

Edhe Imer Mushkolaj, ka thënë se e rëndësishme është që Gjermania dhe njëherë ta konfirmojë dhe forcojë qëndrimin se është kundër korrigjimit të kufijve.

“E rëndësishme është që ta konfirmojë dhe njëherë që është pro liberalizimit  të vizave. Nuk e di nëse do të kërkohet heqja e taksës për vazhdimin e dialogut, por Haradinaj duhet t’ia sqarojë se taksa nuk është për pengimin e dialogut por një kundërpërgjigje e fushatës e cila po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ka shumë rëndësi çka thotë Gjermania”, u shpreh ai.

Mushkolaj theksoi se kjo ditë është e  rëndësishme sepse është një ndër të rrallat kur kryeministri pritet si burrështetas në një shtet perëndimor.

“Fatkeqësisht gjatë gjithë këtyre muajve të qeverisjes së tij, këto vizita kanë munguar”, tha ndër të tjera Mushkolaj.

Ndërkaq, Haradinaj tashmë ka nisur takimet që do t’i zhvillojë gjatë ditës së sotme.

Sipas agjendës të cilën e ka siguruar Telegrafi, kryeministri fillimisht do të zhvillojë takim me grupin parlamentar për Evropën Juglindore, përfshirë edhe deputet të grupeve tjera parlamentare në Bundestag.

Haradinaj nis takimet në Berlin (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj nis takimet në Berlin (Video)

Pas kësaj, rreth orës 11:00, Haradinaj do të zhvillojë takim pune me kancelaren Angela Merkel. Kryeministri do të marrë pjesë edhe në konferencën “Takimet ndërkombëtare”.

Ndërkaq nesër, kryeministri do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin. Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.

Ai po ashtu është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ndryshe, nga takimi i fundit i mbajtur më 29 prill në Berlin, kryeministri Ramush Haradinaj pati deklaruar se nuk kishte ndonjë parashikim për marrëveshje potenciale me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori