LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Na pret një fushatë e tmerrshme me lajme të rreme

Analistët: Na pret një fushatë e tmerrshme me lajme të rreme

Botën mbarë e ka kapluar epidemia e lajmeve të rreme, përfshirë edhe Kosovën. Për më tepër. Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 do të përjetojmë tmerrin e këtyre formave të deformuara të komunikimit medial e politik.

Këto paralajmërime vijnë nga profesorë universitarë dhe njohës të rrethanave politike në vend.


Milazim Krasniqi, ligjërues në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se lajmet e rrejshme janë trend botëror ku përfshihet edhe Kosova.

Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit do ta shfaqin edhe më shumë këtë lloj të fushatës, që ai e ka quajtur dezinformuese.

“Jo vetëm vendin tonë, po botën mbarë e ka kapluar epidemia e lajmeve të rreme, e dezinformatave, e spinit, e indoktrinimit, e sulmeve ad hominem, e gjuhës së urrejtjes dhe e degradimit të komunikimit medial e politik.”

Shembulli më dramatik, sipas tij ishte në fushatën për president të SHBA-ve, nga e cila tashmë ka lindur një luftë e ashpër ndërmjet establishmentit dhe medies mejnstrim.

Ai shton se edhe vendi ynë tashmë është pllakosur nga kjo epidemi, dhe se kjo mënyrë komunikimi do të ndikojë sigurisht mbi vullnetin e zgjedhësve në njëfarë mase, por nuk do të jetë e matshme.

“Si duket në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 do të përjetojmë tmerrin e këtyre formave të deformuara të komunikimit medial e politik. Disa prej nesh, vërtet do të çmeritemi nga pasioni i disa medieve dhe i disa politikanëve për të gënjyer, për të mashtruar. Do të çmeritmei nga pafytyrësia e tyre, e cila i lejon të gënjehet haptas. Në fakt, ajo do të ndikojë në kuptimin që pasionin destruktiv të një mase të zgjedhësve, të mbushur me urrejtje e perversitet, do ta bëjë të fitojë hapësirë publicitare”, thotë Krasniqi.

Ai shton se në këtë drejtim faj kanë edhe qytetarët dhe publiku që sipas tij janë të etur të shohin aktet imorale të të tjerëve, dhe një pjesë tjetër vuajnë nga këto produkte jonormale mediale.

“Po të mos e kishte ky publik në qejf dezinformatën, perversitetin, gjuhën e urrejtes e dhunën, do ta refuzonte, edhe si përmbajtje mediale. Në atë rast edhe mediet do ta braktisnin, sespe nuk do të kishin kujt t’i flisnin. Pra, ajo që shohim në medie e në politikë, si komunikim i deformuar dhe imoral, realisht është gjendja morale e qytetarëve. Mediet janë një lloj pasqyre, ku ata njerëz perversë, e realizojnë aktin e onanisë së tyre, të shkrirë në masë, në publik. E vërteta është se një pjesë e publikut-qytetarëve vuajnë nga këto produkte mediale jonormale. Por ata që vuajnë nga presioni që shkakton kjo çoroditje, janë pakicë në shoqëri. Ndaj, ata shikojnë zemërplasur, por nuk kanë asnjë mundësi që ta ndryshojnë gjendjen. Prandaj konsideroj se epidemia e tillë do të përhapet edhe më shumë”, është shprehur ai.

Ndërsa kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka vlerësuar se duhet të verifikohen lajmet në mënyrë që publiku të informohet saktë dhe drejtë.

“Mediat duhet të verifikojnë lajmet që i publikojnë, në mënyrë që publiku të informohet saktë dhe drejt. Shpesh ndodh që, ndërmjet lajmit të plotë dhe lajmit të shpejtë e të mangët, të dominojë ky i dyti. Natyrisht, demanti nuk e ka fuqinë e lajmit, megjithatë marrjen e përgjegjësisë nga mediat për gabimet që bëhen duhet vlerësuar ”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se mbyllja e partive politike ndaj mediave bënë që këto të fundit të shërbehen me spekulime dhe informacione jo të plota.

“Lajme të paverifikuara mund të ketë më shumë tash, në prag të zgjedhjeve, por kjo ndodh edhe për shkak se partitë palitike, sidomos në këto ditë të lidhjes së koalicioneve, nuk është se tregohen shumë të hapura për të dhënë informacione dhe kjo pastaj bën që mediat të shërbehen edhe me spekulime ose informacione jo të plota”, shtoi Mushkolaj.

Kosova është future në proces elektoral javën e kaluar, dhe kalkulimet politike janë vazhdimisht pjesë e raportimit të verifikuara dhe paverifikuara, që sheshherë mund të irritojnë lexuesit.

Kritikët paralajmërojnë situtatë të ndijshme edhe gjatë fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit. /Arbresh.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori