Në “Debat Plus” janë komentuar zhvillimet e reja politike që lidhen me ftesën e Kurtit dhe Osmanit për një bashkëpunim ndërpartiak në ndërtimin e institucioneve të reja.
Analistët duke u bazuar në takimet e ditës së sotme mes Kurtit e Osmanit me liderët e PDK-së dhe më pas me atë të AAK-së shpresojnë se LVV mund të gjejë vota për Osmanin vetëm në LDK.
Vehbi Kajtazi thotë se Enver Hoxhaj pas takimit me Kurtin la të nënkuptohet se nuk do të jenë në Kuvend kur të votohet presidenti.
“Zoti Haradinaj ishte shumë më i qartë në këtë kundërshtim dhe siç po shihet me të vërtet “presidenti kalon nga zyra e LDK-së”. Por nuk e përjashtojë mundësinë që edhe këta të refuzojnë t’ia bëjë kuorumin Osmanit për presidente”.
Arton Demhasaj thotë se gjasat më të mëdha janë që LDK të krijojë kuorumin për Vjosa Osmanin pasi sipas tij janë akuzuar shumë në të kaluarën që i bënë numrat Hashim Thaçit për president.
“Pos Rugovës, asnjëherë nuk kanë qëndruar në sallë subjektet opozitare kur është votuar presidenti. Obligimi për të siguruar këtë kuorum bie mbi pushtetin”, tha Demhasaj, përcjell Telegrafi.
Donika Emini thotë se partitë kanë treguar kulturë demokratike që kanë shkuar në takim me Kurtin dhe Osmanin.
“Kurti vazhdimisht ka refuzuar të shkojë në takime të ngjashme duke gjetur arsyetime të ndryshme”.
Imer Mushkolaj thotë se te dy palët duhet të gjejnë zgjidhje për këtë situatë dhe të mos e dërgojnë vendin në zgjedhje.
Mushkolaj thotë se PDK duhet të merr përgjegjësi për tema si Asociacioni apo fusnota para se të kërkojë llogari nga Albin Kurti.
“Partitë sigurisht se në këtë proces do të llogarisin edhe politikisht jo vetëm siç kanë thënë deri më tani “për të mirën e vendit”. PDK e LDK nuk duhet të ndjehen nën presion”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë