Analistët kritikojnë bojkotimin e seancave parlamentare nga shumica, duke theksuar se ky veprim dëmton demokracinë dhe forcon opozitën.
Analisti Dardan Gashi kujtoi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur thoshte se opozita do të zhdukej në rast të zgjedhjeve.
Sipas Gashit, tani është vetë Qeveria që po largohet nga Kuvendi, duke pranuar fajësinë përmes mungesës së saj në seanca.
“Kryeministri thoshte se opozita zhduket, por tani duket se është Qeveria ajo që është zhdukur nga Kuvendi. Kjo po i jep opozitës terren dhe po e dëmton Qeverinë”, tha në Debat Plus Gashi, duke kritikuar mungesën e mbrojtjes së veprimeve të qeverisë në Kuvend.
Analisti Ylli Hoxha e quajti bojkotin e shumicës një skandal dhe tha se mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës për seanca të jashtëzakonshme është i papranueshëm.
“Shumica është hera e katërt që nuk merr pjesë në seancë dhe kjo ka bazë të fortë për kritikë. Nëse opozitës nuk ja jep të drejtat kushtetuese me i ushtru, kjo është asbsurde. Ikja e shumicës nga Kuvendi është skandal e përtej skandalit. Seanca e jashtëzakonshme është e drejtë kushtetuese e opozitës dhe mohimi i saj është absurditet”, deklaroi Hoxha.
Analisti Astrit Gashi kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bojkotimin e katërt radhazi të seancave të jashtëzakonshme, duke thënë se kjo po i bën favor opozitës.
Ai theksoi se LVV-ja, dikur pjesëmarrëse aktive në debate publike, tani po shmang përballjen dhe kështu po i shkakton vetes dëme të mëdha politike.
Imer Mushkolaj, nga ana e tij, e cilësoi këtë qasje si arrogancë e shumicës, duke shtuar se pushteti po shmang debatin mbi çështje të rëndësishme që opozita dëshiron të trajtojë.
“Shumica e kanë bojkotuar çdo iniciativë të thirrur nga opozita. Çka po tregon kjo. Kjo tregon arrogancë numrash. Por është shqetësuese se pushteti nuk dëshiron të merret me qështjet që dëshiron të zbardhë opozita. Por ti nuk mund të fshehësh ato skandale, sepse ato mediat i shfaqen”.
Mushkolaj kritika pati edhe ndaj Konjufcës, i cili sipas analistit shkon në Kuvend dhe lëshon vetëm batuta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës