LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Huamarrjet shenjë për ekonomi të dobët!

Analistët: Huamarrjet shenjë për ekonomi të dobët!

Huamarrjet e shpeshta tregojnë se vendi ka probleme financiare, thotë Lupço Zikov. Sipas tij, huamarrjet janë rezultat i politikave të këqija në vend. Huamarrjet janë të nevojshme, thotë analisti Zikov, sepse në situatën aktuale shteti nuk mund t’i kthejë këstet mujore. Ai thotë se, askush në vend nuk tregon se sa është borxhi i përgjithshëm i shtetit.

“Duhet një ministër i Financave, një Qeveri, ta hapë shpirtin, t’i hapë financat, t’i shohim huamarrjet e vërteta, sepse unë nuk do të kalkuloj me numra. Numrat në këtë fushë po ndryshohen çdo ditë, por asnjëherë nuk dëgjova një vlerësim se sa është borxhi i shtetit”, tha Zikov.


Rrethana e mirë për Maqedoni, thotë Zikovi, është se shteti ka një ekonomi të dobët. Nevojat tona financiare plotësohen me 300 milionë euro jashtë borxhit që duhet të merren hua gjatë vitit, thekson Zikovi. Në financat botërore këto të holla janë shumë pak, shton ai për Tv21.

“Krijohet përshtypje se me huamarrjet javore që merren nga bankat, fiket zjarri në kompanitë, ndahen paratë, ndahen pensionet dhe kjo paraqet problem, ngritet temperatura. Pika e vlimit është diku poshtë. Viteve të kaluara janë shpenzuar shumë para në disa segmente në mënyrë joracionale dhe kriminale”, shtoi ai.

Sipas Bllagica Petreskës, për një shtet në zhvillim dhe në kushte kur parashikohet deficiti, huamarrjet janë të pritshme. Është shumë me rëndësi siç thotë Petreska, të ekzistojë transparencë më e madhe, se për çfarë qëllimi do të shpenzohen këto mjete.

“Në qoftë se mjetet që merren hua janë më të larta se sa ato që janë të papaguara, kjo na jep sinjal se e gjithë kjo huamarrje mund të përdoret gjatë periudhës parazgjedhore. Gjegjësisht, i gjithë deficiti i parashikuar do të mund të përdoret gjatë periudhës parazgjedhore në kushte kur nuk ka kufizime se kur dhe në cilën periudhë deficiti duhet të përdoret”, tha Petreska.

Pikërisht, huamarrjet janë arsyet për mosmarrëveshjet institucionale, ku kanë rënë për një kohë të gjatë ministri i financave Zoran Stavreski dhe zëvendësministri nga radhët e LSDM-së, Kire Naumov. Ndryshe, me huamarrjen e re, Qeveria nga kreditorët vendas ka marrë 93.4 milionë euro. Deri më 5 qershor, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet, sipas kalendarit të Ministrisë së Financave duhet të mbahen gjithsej 11 ankande./Telegrafi/