Teksa po afrohet marsi, muaj ky i cili është përmendur si afat i mundshëm për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, Kosovës po i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të mërkurën gjatë qëndrimit në Prishtinë, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionit” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.
Se Asociacioni është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ e tha të enjten edhe zëvendësndihmës të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Respektim të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë Asociacionin, të enjten kërkoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili tha se Kosova ende s’ka një propozim për këtë çështje, por se sipas tij, duhet formuar në përputhje me Kushtetutën.
Për këtë çështje ndonëse jo për të parën herë, u deklarua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak, Karl Nehammer.
Ai tha se Asociacioni mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
E të një mendimi me kreun e ekzekutivit janë shprehur edhe njohës të rrethanave politike në vend.
Opinionistja Besa Luzha në një prononcim për Telegrafin tha se Asociacioni duhet të pranohet vetëm si pako e marrëveshjes finale dhe se duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Asociacioni ashtu siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese, e shoh si një mundësi që kjo të ndodh apo të pranohet vetëm si pako e marrëveshjes finale. Është një obligim pasi ekziston marrëveshja. Por, duhet pajtim i të dyja palëve për Asociacionin, si pjesë e marrëveshjes finale dhe gjithmonë duke marrë për bazë vendimin e Kushtetueses”, u shpreh Luzha.
Sipas saj, një marrëveshje gjithpërfshirëse mes palëve është më se e nevojshme, pasi “duhet t’i jepet fund këtij konflikti që po zgjatë tash e dy dekada”.
“Në rast të një marrëveshje finale që e përmbyll dialogun, mund të parashihet fillimi i diskutimeve për një bashkësi të komunave për funksionimin e serbëve, por jo për t’ua dhënë një nivel politik”, deklaroi tutje Luzha, duke shtuar se “Asociacioni nga ana e serbëve është më shumë një përmbushje politike që në rast se arrihet marrëveshja finale të thonë se edhe ne kemi fituar diçka”.
Se qëndrimi amerikan për Asociacionin duhet të merret seriozisht e thotë edhe Arbër Fetahu, hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Por, sipas tij, Kosova duhet të tregohet e kujdesshme si i qaset kësaj marrëveshjeje dhe në tavolinën e bisedimeve pasi “mundësia e keqpërdorimit nga Serbia është shumë e madhe”.
“Dialogu nuk duhet të lidhet me parakushte dhe diskutimi për Asociacion mund të shkojë në diskutimin final të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos lejohet të jetë mjet për destabilizim të Kosovës nga ana e Serbisë”.
“Qëndrimi amerikan për Asociacionin duhet të merret seriozisht dhe të mirëpritet sepse asgjë nuk duhet të lejohet që të krijohet që shkon përtej Kushtetutës dhe kjo u tha nga zyrtari i lartë amerikan, Derek Chollet”, tha Fetahu.
Ai shtoi se i takon Qeverisë se si i qaset themelimit të Asociacionit dhe hapave tjerë.
Megjithatë, tha se një gjë është e sigurt – “një pushtet i tretë qeverisës nuk duhet të lejohet në Kosovë”.
Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, përkatësisht më 2013 dhe 2015.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.
Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025