LAJMI I FUNDIT:

Ana Kabashi flet për vitin që lamë pas: Artistët, kategoria më e neglizhuar në krizën me COVID-19

Ana Kabashi (Foto: Telegrafi)

Viti që lamë pas (2020) ka qenë një nga vitet më të vështira në Kosovë për shkak të përballjes me pandeminë e coronavirusit, e cila ka ndikuar në thuajse të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe artin.

Kur jemi tek muzika e arti në tërësi, këtë më së miri e elaboron edhe këngëtarja Ana Kabashi, e cila në një intervistë për Telegrafin tregon më në detaje sfidat që ka hasur përgjatë vitit.


Ajo po ashtu flet për sukseset në 2020, meqenëse ishte mjaft e angazhuar edhe me projekte muzikore, ndonëse thekson që artistët kanë qenë më të neglizhuar në krizën e COVID-19.

Ana Kabashi (Foto: Telegrafi)

Si ishte viti 2020 për Ana Kabashin?

2020 ka qenë befasi për të gjithë në fakt sepse se ka pritur askush se do mund të ndodhte një gjë e tillë në fillim ishte në rregull, sepse kemi pasur nevojë për pak pushim dhe u merresha shumë me TikTok me Artën, por dikur është bërë e tepërt. Tani ja nis të kap stresi, çka do të ndodhë nesër, çka do të ndodhë nesër por ne si popull më duket gjithë duke shpresuar jemi mësuar të presim për më të mirën dhe kemi vazhduar të shpresojmë se do të bëhet mirë dhe kështu shkoj viti, batica zbatica, herë mirë herë keq. Nuk ka pasur ndonjë gjë speciale që duhet me cek. Por shyqyr që nuk kam pasur ndonjë rast në familje, s’është prekur prej tij. Kështu që mirë është.

Çfarë ka bërë Ana gjatë periudhës së izolimit, apo në karantinë?

Jam marrë shumë me TikTok, jam marrë më shumë me veten, kam lexuar më shumë, kam shkruar më shumë dhe kam ndenjur më shumë me të familjes edhe pse prindërit nuk i kam këtu, për fat shyqyr që janë në Suedi. Nuk ka ndikuar tek ata asgjë përveçse nuk kemi mundur t’i shohim një vjet por sërish jam e gëzuar që ata janë atje e jo në Kosovë se janë shumë të ndjeshëm dhe janë më në moshë. E gjithë kjo ka qenë, kam krijuar muzikë më shumë dhe kam thënë që nëse veç hapet kam më shumë material, kam punuar në studio ndonjëherë nëse veç na është lejuar. Jemi kujdesur për veten, vitamin C duke pirë gjatë gjithë kohës.

Mendimi i juaj për virusin COVID-19, si e keni parë gjithë situatën në Kosovë?

Këtë gjendje nuk e di, unë në fillim më është dukur shumë grip i thjeshtë si të gjithë që e kemi menduar ndoshta, por nuk besoj se është kot, këtu ekziston virusi nuk është se nuk ekziston sepse nuk mund të bëhemi aq naivë. Thjesht duke e parë rrezikun kam pasur raste që shoqërisë time i ka vdekur dikush i familjes, siç thashë më herët shyqyr nuk kam pasur ndonjë timin, por është serioze, nuk është për me neglizhu sepse ekziston ky virus.

Ju në 2020 keni lansuar dy projekte me videoklip, çka ju ka motivuar të jeni aktive në muzikë përkundër situatës?

Gjatë pandemisë unë i lansova dy këngë të reja, “Dashni” ka qenë para pandemisë. “Ma shumë” ishte në mes të pandemisë, atë e kam bërë vetëm sa me qenë aktive, nuk e kam komplikuar asgjë dhe spoti ka qenë shumë i thjeshtë, ka qenë një këngë verore nuk ka pasur ndonjë plan ekskluziv për të, kjo e fundit që është publikuar “Pse e du”, kam bërë më shumë për të dhe besoj që kjo është duke iu pëlqyer shumë njerëzve. Por, mirë. Unë kam mundur të krijoj më shumë se që kam bërë ndonjëherë sepse gjithmonë në jetë, jeta të nxen kur je duke punuar je gjithmonë në atë tempo, na ka lënë më shumë të marrim frymë pandemia.

Ana Kabashi (Foto: Telegrafi)

Pandemia ua ka pamundësuar koncertet apo mbrëmjet muzikore, sa ju kanë munguar këto apo fansat e juaj?

Çfarë më ka munguar më shumë janë fansat, reagimi i publikut kur dalë në skenë, të performojë pasi tani kur po këndoj po kam probleme me zërin sepse tani jemi duke pushuar gjithë kohën. Gjithçka çfarë ka të bëjë me profesionin tim, nga A deri në ZH po më mungon shumë.

Meqenëse keni pasur më pak mundësi për fitime për shkak të ndalimit të mbrëmjeve muzikore, a ka ndikuar kjo në të ardhurat e juaja?

Normalisht që ndikon, por unë milionerkë nuk jam, nuk ia kam ndier shumë mungesën milionave por prapë se prapë të gjithëve na ka prekur. Në këtë rast, edhe ai që është më lart e ky më poshtë, njësoj të gjithë jemi dhe besoj që secili ia ka ndjerë mungesën e të ardhurave mujore që i ka pasur. Ai që është më i madh e ka ndjerë mungesën sepse ka pasur obligim t’i paguaj të tjerët e që nuk ndihet mirë nëse nuk do mund t’i pagonte, edhe ne e kemi ndjerë por unë thashë që prindërit i kam në Suedi dhe jam e bekuar për këtë fakt. Familja për familjen dhe jemi të gjithë në rregull.

Si artiste, keni marrë ndonjë ndihmë nga Komuna e Prishtinës apo Ministria e Kulturës për krizën me COVID-19 që ka prekur edhe fushën e juaj?

Unë per vete nuk kam marrë asgjë, nëse ka marrë dikush tjetër atë nuk e di. Ne artisët më duket se kemi qenë me keq në këtë rast, shumë keq. Për artista kanë qenë të neglizhum, ju kisha thënë me pas më shumë parasysh. Me pas ndonjë fond apo diçka, të paktën me iu ndihmu.

Cilat janë planet e Anës për 2021?

Fillimsht që të largohet virusi COVID-19, kam shumë plane, po mendoj të bëjë diçka për Shën Valentin, të bëjë këngë të tjera duete, të gjitha këto janë planet por që së pari dua të jem shëndetshëm, nuk po dua asgjë tjetër dhe shpresoj që të gjithë njerëzit të jenë mirë se definitivisht i ka prekur shumë keq. Kështu që plane ka shumë, por kjo kohë na ka lënë të mendojmë edhe për të nesërmen se mos do të ndodhë diçka.

Mesazhi apo urimi i juaj për të gjithë shikuesit e Telegrafit?

Për të gjithë ata që po na shohin, mos i humbni shpresat. Ishalla ky vit do jetë shumë i mirë se viti i kaluar, me rëndësi të jemi të shëndetshëm dhe që t’i kemi afër njerëzit tanë, sepse tjerat të gjitha bëhen. Kështu që veç lutuni për gjëra të mira. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori