Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj pozon pa makijazh në imazhet e fundit

2018/04/30084219_189559951660449_792316003190046720_n-e1523637415128.jpg

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj aktualisht ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Shumë shpejt, ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku presin të bëhen prindër për herë të parë.

Xhensila është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj, shumica prej të cilave janë kthyer në hite.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Myrtezaj ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në veturën e saj.

Këtë radhë këngëtarja ka pozuar pa makijazh, duke vënë në pah duken e saj tërësisht natyrale.

Xhensila gjithmonë është shquar si një ndër këngëtaret më të bukura të skenës, dhe këtë e vërtetojnë edhe imazhet e fundit që ajo ndau me fansat. /Telegrafi/