Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i Madonnas pas kritikave të shumta për performancën në Eurovision

2019/05/MadonnaEurovision.jpg
213:"TEL AVIV, ISRAEL - MAY 18: Madonna, performs live on stage after the 64th annual Eurovision Song Contest held at Tel Aviv Fairgrounds on May 18, 2019 in Tel Aviv, Israel. (Photo by Michael Campanella/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka marrë kritika të shumta për performancën e saj në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision.

Kishte pasur dyshime për prezencën ose jo të divës amerikane në skenën e Tel Avivit, mirëpo ajo vendosi të udhëtonte drejt Izraelit.

Në interpretimin dhjetëminutësh, Madonna e rikrijoi performancën e saj në klipin e hitit “Like A Prayer”, si edhe këndoi dy këngë nga albumi i ri, “Madame X”. Mirëpo, me gjithë paraqitjen skenike, performanca e saj vokale la shumë për të dëshiruar.

60-vjeçarja ka vendosur të reagojë përmes rrjeteve sociale lidhur me kritikat e shumta për interpretimin e saj. Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram me veshjen që simbolizon tematikën e albumit të fundit.

Derisa i mban veshët të mbyllur me duar, Madonna ka shkruar: "Madame X nuk e dëgjon të keqen", duke iu referuar kështu kritikave në drejtim të saj. /Telegrafi/