"Vip-at e bllokut" kapin në një pozë të pa këndshme këngëtaren Genta Ismajli (Foto)
08/02/2018
Nuk janë të rralla rastet kur faqet e ndryshme satirike në Internet kanë publikuar fotografi të sikletshme të personazheve të njohur.
E një gjë e tillë i ka ndodhur këngëtares Genta Ismajli, e cila ka rënë pre e faqes "Vipat e bllokut".
Në fotografinë "paparaci" që kjo faqe ka kapur, shfaq këngëtaren në një nga koncertet e saj të fundit, teksa veshja e ngushtë po i tregonte më shumë se ç'duhej.
E veshur në kostum të bardhë, ajo dukej mjaft bukur dhe provokuese.
Fotografia në fjalë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e faqes. /Telegrafi/


