Please enter at least 3 characters.

Vdes babai i këngëtares Enca Haxhia

2020/02/Screenshot_4-46.png

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, siç raportohet nga mediat shqiptare ka humbur një nga personat më të rëndësishëm në jetë - babain e saj.

Njoftimi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale në faqet e fansave të artistes, ku numërohen me dhjetëra postime ngushëlluese e po ashtu lajmin e dhimbshëm e kanë konfirmuar edhe burime të sigurta për Anabel.al.

Artistja 24-vjeçare e ka përmendur shpesh të atin nëpër intervista, si një nga njerëzit që e ka mbështetur tejet shumë në karrierën e saj.

Babai i Encës (64-vjeçar) la pas bashkëshorten, Entelën, dhe dy vajzat.

Ylli shqiptar edhe në rrjetet sociale shpesh kishte publikuar fotografi me prindërit, gjë që dëshmon raportin e tyre.

Në anën tjetër, Enca vazhdon të jetë shumë e angazhuar në karrierën e saj si këngëtare e së fundmi sprovoi veten edhe si aktore.

Ajo është shfaqur për herë të parë në një film, atë të Ermal Mamaqit të quajtur "I Love Tropoja".