Please enter at least 3 characters.

Trepça kërcënon me largim nga Superliga

2016/01/trep-ccedil-a-k-euml-rc-euml-non-me-largim-nga-superliga_hd.jpg

Një gjë të tillë e ka thënë për ‘Sport Plus’, drejtori i klubit mitrovicas, Fidaim Haxhiu.

“Është vendim i kryesisë së klubit, nëse ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar dhe nuk fillon aty ku ka mbetur, atëherë ne do të largohemi nga garat, sepse nuk mund të vazhdojmë me padrejtësi ndaj ndesh. Në fakt ne presim vendim negativ nga komisioni i shkallës së parë, pasi gjithmonë shkalla e parë ka qenë kundër nesh”.

“Shpresa jonë është te shkalla e dytë, e cila gjithmonë është treguar e drejtë. Nëse edhe shkalla e dytë nuk vendos që ndeshja të fillon aty ku ka mbetur, atëherë ne largohemi nga të gjitha garat e FFK-së”, është shprehur Haxhiu, i cili ka shtuar se brenda FFK-së ka shumë njerëz që punojnë dhe nuk e meritojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/