Tre persona janë gjetur të gjallë, tri ditë pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Kamçatka të Rusisë
Të tre personat në bordin e një aeroplani i zhdukur janë shpëtuar nga vendi i rrëzimit në Kamchatka, një gadishull i largët rus që shtrihet në Oqeanin Atlantik, thonë zyrtarët lokalë.
Autoritetet thanë të dielën se aeroplani An-2 ishte zhdukur për tre ditë përpara se të gjendej në Kamçatka.
Tre të mbijetuarit e aksidentit janë transportuar në spital, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dy anëtarët e ekuipazhit dhe një pasagjer, të gjithë mbijetuan, kaluan tre ditë pa ushqim dhe u ngrohën në borë duke djegur karburant.
"Brenda (aeroplanit) ne u ngrohëm, ndezëm karburant dhe hëngrëm ushqimin që kishim. Ne ndezëm fenerin e urgjencës, u lutëm dhe besuam në një mrekulli", ka thënë njëri prej tyre për mediat lokale.
Një tjetër tha se kishin shkrirë borën në një kovë për të siguruar ujë të pijshëm.
Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët është diagnostikuar me një dëmtim cerebral dhe do t'i nënshtrohet një operacioni, ndërsa një tjetër raportohet se vuan nga hipotermia.
Pilotët thuhet se dëgjuan sinjale se një kërkim ishte duke u zhvilluar për ta, por nuk ishin në gjendje të komunikonin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. /Telegrafi/


