Please enter at least 3 characters.

Theren me thikë dy persona në veri të Kosovës

2022/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Dy persona janë therur me thikë dhe janë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.

"Së paku dy persona janë ther me thikë. Jemi duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar shkurt Hoti pa dhënë detaje tjera./Telegrafi/