Please enter at least 3 characters.

Sulmohet një anije në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është sulmuar pranë Ngushticës së Hormuzit, duke dëmtuar kontejnerët në bord, ka njoftuar ushtria britanike.

Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se një predhë e panjohur goditi anijen 46 km në verilindje të Omanit.

Thuhet se autoritetet po hetonin incidentin.



Raporti vjen pasi Irani anuloi rihapjen e shkurtër të ngushticës, duke pretenduar se SHBA-të nuk i kishin përmbushur detyrimet e tyre.

Më parë, u raportua për të shtëna me armë zjarri pasi të paktën dy anije tregtare u përpoqën të kalonin nëpër kanalin ujor.

Ndryshe, forcat amerikane kanë ndaluar 21 anije që të largohen nga Ngushtica e Hormuzit që nga fillimi i bllokadës së SHBA-së katër ditë më parë, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së. /Telegrafi/