Simiq: Do t’i përdorim të gjithë mekanizmat kundër formimit të ushtrisë së Kosovës
08/03/2017
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se përfaqësuesit serb do të përdorin të gjithë mekanizmat ligjorë e politikë për të kundërshtuar idenë e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Simiq tha për Tanjug se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë mekanizmat politike, institucionale dhe ligjore në dispozicion të tyre dhe do t’i përdorin ato për të kundërshtuar synimin për të kaluar ligji për formimin e ushtrinë e Kosovës./Telegrafi/


