Please enter at least 3 characters.

Shtyhet mbajtja e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore

2020/03/mashti.jpeg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që të shtyhet data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore.Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, transmeton Telegrafi.Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë: Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 20.08.2020 dhe Testi i Maturës do të mbahet më datë 29.08.2020. /Telegrafi/