Please enter at least 3 characters.

Shi dhe erë gjatë natës, nga e mërkura stabilizohet moti në Maqedoni

2018/07/mot-me-shi-dhe-shkarkime-rrufesh-euml_hd-1200x630-e1532409628218.jpg

Moti deri në fund të ditës do të jetë jo stabil me reshje lokale dhe stuhi, raportojnë nga Administrata hidro-meteorologjike.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të intensifikohen, posaçërisht në pjesë veriore të Maqedonisë, ndërsa era në orët e vona do ta ndryshojë drejtimin në drejtim veri-perëndimor dhe do të forcohet, posaçërisht në pjesën veriore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Moti nesër do të jetë me vranësira dhe mot i freskët, në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të shiut, shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi me erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 22 gradë celcius, ndërsa temperatura ditore nga 21 deri në 28 gradë celcius./Telegrafi/