Please enter at least 3 characters.

Selena kritikohet nga fansat pas deklaratës se mund të martohet me 68-vjeçarin Bill Murray

2019/05/SelenaBillMurray-1-e1558546750793.jpg
242:"CANNES, FRANCE - MAY 14: Selena Gomez and Bill Murray attend the opening ceremony and screening of "The Dead Don't Die" during the 72nd annual Cannes Film Festival on May 14, 2019 in Cannes, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Selena Gomez u ka bërë një befasi jo fort të këndshme fansave të saj në Instagram, teksa tha se do të martohet me aktorin Bill Murray.

Pas parakalimit në tepihun e kuq në premierën e "The Dead Don't Die", 26 vjeçarja ka publikuar një mori fotografish në rrjetet sociale. Ajo bëri një deklaratë të çuditshme në njërën prej fotografive.

Selena Gomez dhe Bill Murray (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

"Hera e parë që jam në Kanë. Jam shumë e nderuar që jam pjesë e këtij filmi me Jim. Ndër tjerash, Bill Murray dhe unë do të martohemi", ka shkruar ajo.

Këtë lajm të Gomez nuk e kanë pritur mirë fansat e saj të cilët e vërshuan me komente nga më të ndryshmet. Ata mendojnë nëse kjo është vetëm shaka apo e vërtetë?

Megjithatë, nuk ka dyshim se gjithçka ka qenë një shaka nga këngëtarja dhe aktorja që padyshim se ka nxitur reagime në mediat sociale. /Telegrafi/