Please enter at least 3 characters.

Osmani: Ndihma franceze është optimizëm për zgjerim

2017/02/Bujar-Osmani-me-llogo-e1521738717155.jpg

Zv.kryeministri i Maqedonisë për integrime evropiane, Bujar Osmani është takuar sot me zyrtarë të Francës dhe deputeten e këtij shteti, Liljana Tangi duke thënë se ndihma nga Franca është shumë e rëndësishme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Franca është një ndër faktorët kryesorë në Bashkimin Evropian dhe ka rol të rëndësishëm në zgjerimin e kësaj shoqërie'' tha Osmani.

Tangi, nga ana tjetër e përshëndeti rrugëtimin e Maqedonisë dhe zbatimin e reformave në vend.

Edhe Osmani edhe Tangi u pajtuan se grupi i deputetëve të Francës dhe Maqedonisë duhet të intesifikojnë bashkëpunimin. /Telegrafi/