NUK DI SI TA THEM
07/01/2025
Poezi nga: Gao XingjianPërktheu: Maksim Rakipaj
Hëna si medalje për kthimin tim
Por, unë, s’mund ta spjegoj dashurinë
Hapësira pa fund e qiellit të tetorit më përfshin të gjithin
E përsëri nuk di ta spjegoj dashurinë
Skuqjen e beftë të gjethes
E përsëri dashurisë nuk ia llogaris përmasat
Vetëm përqafimi yt më flet për të.
Ai përmban gjithçka.


