Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet importi i gazit rus në Poloni

2022/04/im-488373.jpg
560:"A worker adjusts a valve wheel on a section of pipework in the Comprehensive Gas Treatment Unit No.3 of the Gazprom PJSC Chayandinskoye oil, gas and condensate field, a resource base for the Power of Siberia gas pipeline, in the Lensk district of the Sakha Republic, Russia, on Monday, Oct. 11, 2021. Amid record daily swings of as much as 40% in European gas prices, Russian President Vladimir Putin made a calculated intervention to cool the market last week by saying Gazprom can boost supplies to help ease shortages. Photographer: Andrey Rudakov/Bloomberg
9:"Bloomberg

Rusia raportohet se ka ndaluar dërgimin e gazit në Poloni në mes të përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe kryeqyteteve evropiane rreth furnizimeve thelbësore të energjisë, sipas faqes polake të lajmeve Onet.pl.

Kjo e fundit është bazuar në burimet brenda qeverisë dhe të kompaninë shtetërore të gazit në Poloni, PGNiG.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar të lajmit rreth lëvizjes më të re të Rusisë, raporton The Guardian.

Pa u konfirmua zyrtarisht lajmi, ministrja e Klimës dhe Mjedisit e Polonisë, Anna Moskwa, tha se vendi ka mjaftueshëm gaz në depo.

"Polonia ka rezervat e nevojshme të gazit dhe burimet e furnizimit që mbrojnë sigurinë tonë - ne kemi qenë efektivisht të pavarur nga Rusia për vite me radhë. Depot tona janë 76 për qind të plota. Nuk do të ketë mungesë të gazit në shtëpitë e polakëve", shkroi ajo në Twitter.

Ndryshe, çmimet evropiane të gazit u rritën deri në 17 për qind pas këtij lajmi. /Telegrafi/