Please enter at least 3 characters.

Maradona: Jam mirë, faleminderit për mbështetjen

2018/06/GettyImages-984646976.jpg
286:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JUNE 26: Diego Armando Maradona celebrates Argentina's victory following the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Nigeria and Argentina at Saint Petersburg Stadium on June 26, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se është mirë pas problemeve mjekësore që i kishte pas ndeshjes emocionuese ndaj Nigerisë, ku Argjentina fitoi 2-1. 

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 ka qenë mjaftë aktiv gjatë gjithë ndeshjes.

57-vjeçari ishte në tribuna për ta përkrahur Argjentinën, por që u desh të shënohet gol në minutën e 86-të nga Marcos Rojo , për tu çmendur në festë.

Pasi emocionet ishin të mëdha, Maradona, gjatë dhe pas ndeshjes u desh të këshillohet me mjekët.

Diego Armando Maradona duke e festuar fitoren e Argjentinës (Getty Images)

Marten Arevalo, një gazetar argjentinas dhe mik i Maradonës, zbuloi për media, se legjendës i është përkeqësuar gjendja nga presioni i ulët i gjakut.

Edhe Maradona ka shkruar për gjendjen e tij, duke e lidhur me një dëmtim në qafë .

"Dua t'i them të gjithëve se jam mirë dhe se nuk se nuk isha në spital”.

"Pas pjesës së parë me Nigerinë, qafa ime u dëmtua shumë”.

Maradona aktiv në këtë kampionat (Getty Images)

"Unë u kontrollova nga një mjek dhe ai më rekomandoi që të largohesha para pjesës së dytë, por kam dashur të qëndroj sepse kemi luajtur për gjithçka. Si mund të largohem?”.

"Unë u dërgoj një puthje të gjithëve, faleminderit për mbështetjen", ka shkruar Maradona. /Telegrafi/