Lokacioni i saktë i rrëzimit të helikopterit ku ndërroi jetë Kobe Bryant
Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte është rrëzuar.
Sipas asaj që raporton TMZ, helikopteri me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit është rrëzuar 45 kilometra në veri të Los Angelesit.
Në atë helikopter raportohet se ishin edhe katër persona të tjerë, e ku dyshohet se janë edhe pjesëtarë të familjes së tij, së bashku me vajzën Gianna Maria.
Helikopteri besohet se po fluturonte me një shpejtësi prej 200 km/h, por që humbi shpejtë shpejtësinë.
Raportohet se fluturimi besohet ka zgjatur vetëm 13 minuta para se helikopteri të rrëzohej, e që ndodhi në ora 20:00 sipas kohës tonë lokale.
Bryant ishte kampion i pesëfishtë në NBA (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010), derisa ishte dy herë shënuesi më i mirë, në vitin 2006 dhe 2007. /Telegrafi/


