Please enter at least 3 characters.

Limaj e quan lajm të madh votimin pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian

2017/04/Fatmir-Limaj-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka quajtur lajm të madh për qytetarët e Kosovës votimin PRO liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Evropian.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se pret që jo shumë larg, qytetarëve tu mundësohet lëvizja e lirë në Zonën Shengen.

Krejt në fund ai ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për votimin pro liberalizimit të vizave. /Telegrafi/